Gjira - Eci n´terr (Audio)

"Eci n´terr" nga albumi "dimi e patika" 2014

text: Lena & Gjira
muzika: Rod Nill
mix/master: Philly
___________________________________


ECI N´TERR

Eci n´terr
Kam thanë kjo jetë s´është fair
Nata mi çel sytë, sot me veti është ka më merr
Edhe një herë
Ty po du me t´pa
S´du me besu qe s´je më, besomë, s´ka me lot me kajtë ...

Vers 1 :

Po bie borë e çoj kryet nalt e këqyri
Jam vetëm unë e nata, hana, yjet
E hapi dorën, i kapi do flokë bore
Duart e nxehta, shkrihet, shpejt si akullore
Çdo hap që po e qes, s´jam e para këndej që shkeli
100 tjerë vijnë nesër, mua s´më njeh më asnjë njeri
krejt po e lypin diellin, po sa i mirë është terri
e vëren kur je ti vet, veç ti, pa asnjë njeri

Refrai 2x

Vers 2:

daja ndërroj jetë, mbas katër muajve gjyshja
luftë kundër kohës, fluturimin nuk e mbërrita
ah. ti moj jetë, po dua vegëzen me ta gjet
pse gjithë këto sende po i bëjmë
kur ti në fund po na merr krejt?

A ka ma zi?!
Se kur e humb besimin n´Zot
E ti ja nis e qanë si fëmijë...

Diçka brenda neve s´na len me pranu ...
Është një shpresë që një ditë, na prapë kemi me u taku
E deri atëherë .. po më mungon çdo ditë
Po më doket që kurrë gjallë s´je kanë Doki ..

Po e du një zgjidhje ...
Gjithë këto pyetje ja bëra jetës, po hala s´na dha përgjigjën ...

Refrai 4x

Comments

  • ×